Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?!, Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!

23 Prill, 15:57

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, si nismë e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës, nisi në Ditën e Librit edicionin e tretë në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Akademikët Mehmet Kraja dhe Shaban Sinani rrëfejnë bashkëpunimin mes dy institucioneve mëmë të shkencave në të dy vendet, përfshirë projektet madhore si dhe mbështetjen e qeverive përkatëse.