Liga Unike, skuadra shqiptare e Kosovës fiton sezonin e parë! Organizatorët: Ky kompeticion hap i madh për kombin

18 Tetor 2021, 13:55

Skuadra nga Suhareka, Ylli, është shpallur fituesja e parë e Ligës Unike në basketboll ku morën pjesë katër skuadra, dy nga Shqipëria dhe dy nga Kosova. Pasi mposhti Teutën në gjsyëmfinale Ylli fitoi edhe finale kundër Prishtinës 76 me 67 me pikë.

Gëzim Morina, kapiten i Yllit: “Jemi shumë të kënaqur. Është një prej trofeve që e kemi dëshiruar. Është historike të fitosh superkupën e parë mbarëkombëtare dhe ky trofe ka një rëndësi shumë të madhe për ne.”