'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojë, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët

18 Korrik 2021, 11:41 | Përditesimi: 18 Korrik 2021, 11:41

VELIPOJË- Fundjava në vendin tonë ka sjellë luhatje të temperaturave edhe reshje shiu në disa zona. Fenomenti i ashtuqujatur  'Liqeni i ftohtë' ka boshatisur plazhin e Velipojës nga pushuesit. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, pronarët e hoteleve për pasojë kanë mbyllur edhe shezlongët.

Edhe përse jemi në kulmin e sezonit turistik kjo e dielë është kthyer në një ditë jo të zakonshme korriku pasi janë të paktë pushuesit që mund të shihen në bregdet e ndërsa shumica e tyre kanë vendosur të largohen.

r.k./Shqiptarja.com