‘Liqeni i mjelmave’, nxënësit balet në oborrin e shkollës

29 Dhjetor, 12:43 | Përditesimi: 29 Dhjetor, 12:43

Kryeministri Edi Rama shpërndau në profilin e tij në Facebook, një moment të veçantë nga nxënësit e gjimnazit “18 tetori” në Tiranë.
Djemtë e veshur me të zeza dhe vajzat me fustane të bardhë dhurojnë një shfaqje magjike në oborrin e shkollës. 
Ata kanë kërcyer të famshmen “Liqeni i Mjellmave”, kryeveprën klasike kompozuar nga Çajkovski.

A.A/Shqiptarja.com