Lirimi i Malltezit, Brizida Gjikondi: Pas apartamentit, skandalin e thellon lidhja e gjyqtares me Argita Berishën! KLGJ po paragjykon një të vërtetë! Të thellohen hetimet për Partizanin

23 Nëntor 2023, 18:06

Pasi Report Tv zbuloi që gjyqtarja e cila liroi nga qelia Jamarbër Malltezin ka apartament në kullat ku Malltezi është aksioner, dalin të tjera lidhje mes Iliriana Olldashit dhe familjes Berisha. Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Studio Live” në Report TV tha se gjyqtarja Olldashi ka lidhje shoqërore me vajzën e Sali Berishës.