LISTA/ Mensah dhe Sembene s'ia dalin, Partizani i zëvendëson për Conference League

9 Gusht 2023, 14:27

Partizani luan nesër në 19:00 në Letoni kundër Valmiera, për ndeshjen e parë në turin e tretë kualifikues të Conference League. Përballja e gjen trajnerin Zoran Zekic me dy mungesa. Alfred Mensah ka humbur këtë duel për shkak të një operacioni për heqjen e apendecitit, ndërsa Saliu Sembene vuan një dëmtim në stërvitje. Në të tilla kushte trajneri kroat ka modifikuar listën për sfidën e së enjtes.