Lista të hapura edhe për Këshillat Bashkiakë, shoqëria civile dorëzon në KQZ nismën! Kristaq Kume në Report Tv: Rrit cilësinë dhe përfaqësimin, s’ka ‘herës’

17 Tetor 2022, 18:22

Hapje të listave edhe për zgjedhjet vendor, konkretisht për kandidatët për ‘parlamentet’ lokale si një domosdoshmëri për të rritur cilësinë dhe performancën qeverisëse. Kjo është kërkesa e disa organizatave të shoqërisë civile, e konkretizuar me mbledhjen e 21.875 firmave (Nga 20 mijë që kërkon Kushtetuta dhe ligji).