Lita: SPAK sulmohet nga ata që e kanë frikë, Berisha ka zgjedhur këtë mënyrë sepse nuk mbrohet dot në Gjykatë

25 Janar, 21:47

SPAK sulmohet nga ata që e kanë frikë.” Kështu deklaroi gazetari Lavdrim Lita në Frontline në Report TV ndërsa po komentohen akuzat e Sali Berishës ndaj prokurorisë së posaçme.

“Nga Sali Berisha sepse gjuha e tij është e nxehtë e ashpër e dhunshme. Sulmohet nga Meta që thotë se drejtësisë në Shqipëri është me regji. Kjo nuk është e vërtetë. Sulmohet dhe nga Rama që i quan njerëz me shtyllë kurrizore. Berisha e ka shumë gabim që sillet në këtë mënyrë me SPAK sepse ai është një nga politikanët më të vjetër në qarkullim. Ai ka zgjedhur këtë mënyrë sepse nuk mbrohet dot në gjykatë në mënyrë të ftohtë. Ai po  e çon në atë pikë sa të kërkojë një ping-pong nga qeveria”.