Liverpool fiton në transfertë, Arsenal bën detyrën dhe kryeson Premier League! Newcastle kërcënon kreun, Brighton 'Hirushja' e Anglisë

27 Dhjetor 2022, 14:56

Premier League është rikthyer në aksion pas më shumë se një muaji pushim. Botërori i Katarit bëri që kampionati anglez dhe shumë të tjerë të shtyheshin, teksa në ishull futbolli u rikthye me surpriza. Sot do zhvillohen shtatë duele për javën e 17-të, teksa gjithçka nisi me barazimin 2-2 të Brentford dhe Tottenham. Në ndeshjet e orës 16:00 Fulham fitoi 0-3 në transfertë me Crystal Palace, Everton humbi 1-2 me Wolves, Newcastle mposhti 0-3 Leicester, teksa Brighton mori fitore 1-3 me Southampton.