Liverpool luftë pë Champions, Chelsea mposht edhe Manchester City-n! Bayern feston duke shkatërruar Gladbach

9 Maj 2021, 10:24

Liverpool ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për të siguruar një vend në Champions League pasi ka mposhtur 2-0 Southampton. Skuadra e drejtuar nga Kloop në ‘Anfield’ ai doli falë golit të Mane-s në pjesën e parë dhe Alcantara-s në fundin e kohës së rregullt. Me këtë fitore Liverpool vijon në vendin e 6 me 6 pikë më pak se Leicester që është i fundit që shkon në zonën Champions, por ‘the reds’ kanë një ndeshje më pak se rivalët.

Sakaq po në javën e 35 të Premier League Chelsea ka mposhtur 1-2 me përmbysje Manchester City-n e vendit të parë, që sot gjithsesi mund të shpallet kampion nëse nuk Manchester United nuk fiton kundër Aston Villa-s. Gjithsesi kjo fitore e londinezëve tregon edhe njëherë formën e mirë të ekipit pasi siguroi finalen e Champions League. Golat e ndeshjes u realizuan fillimisht nga Stërling për Manchester City-n, ndërsa për skuadrën e Tuchel Ziyech barazoi para se Alonso në përmbyste në ekstrem.

Ndërkohë në Gjermani Bayern Mynchen e ka festuar titullin kampion duke shkatërruar 6-0 Monchengladbach. Skuadra e Flick është treguar e papërmbajtshme duke realizuar me Leëandoëski ‘tripletë’, Myller, Coman dhe Sane.

Të njëjtën gjë si Bayern ka bërë edhe Inter në Seria A, që titullin e ka fituar duke shpërtalluar 5-1 Sampdorian. Serinë e golave e nisi Gagliardini, më tej Sanchez realizoi ‘dopietë’, ndërsa nga një herë rrugën e rrjetës e gjetën Pinamonti dhe Martinez.

Sakaq në Seria A Lazio ka humbur shansin për të luftuar për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi është mposhtur 2-0 nga Fiorentina. Golat në këtë sfidë u realizuan nga Vlahovic.