Liverpooli përmbys Palace në udhëtim dhe merr kreun e Premier League, Man. United turpërohet 0-3 në shtëpi! Arsenali kundër Villas

9 Dhjetor 2023, 19:35

Premier League e futbollit është në javën e 16-të. Këtë të shtunë sportive gjithçka në ishull nisi në orën 13:30, me Liverpoolin që fitoi 1-2 në udhëtim kundër Crystal Palace. Të kuqtë e Klopp për momentin marrin vendin e parë, me Arsenalin që ka një ndeshje më pak dhe luan sot kundër Aston Villas në udhëtim. Manchester United rikthehet te humbja dhe e pëson 0-3 nga Bournemouth.