Llagami për Report Tv: Brenda korrikut Gjykata e Lartë me 10 anëtarë! Sistemi në krizë prej vettingut, kostot janë të larta dhe shërbimi nuk ofrohet

25 Qershor 2021, 13:50 | Përditesimi: 25 Qershor 2021, 13:50

Brenda korrikut Gjykata e Lartë mund të behet me 10 anëtarë nga 7 që ka aktualisht , duke përbërë kështu numrin  nevojshëm të trupës së gjyqtarëve për të propozuar 3 kandidaturat e saj për Gjykatën Kushtetuese dhe plotësimin e plotë të saj. Kështu u shpreh kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e cila mbetet shpresëplotë se brenda korrikut 2021 do të zgjidhen edhe 3 anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë.

"Këshilli po mundohet të jetë i kujdesshëm për vakancat që plotëson, kemi dashur të kujdesimi për funksionalitetin e një gjykata dhe aktualisht Gjykata e Lartë do të bëhet me 10 anëtarë. KLGJ po vlerëson kandidaturat dhe brenda korrikut do të propozojmë 3 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë në mënyrë që të zhbllokojmë situatën me 10 gjyqtarë dhe me pas të do të bëhet e mundur edhe zgjedhja e 3 anëtarëve të saj për Kushtetuesen", tha Llagami

r.k./Shqiptarja.com