Llogaraja pamje mahnitëse, bora arrin 15 cm, por braktiset nga pushuesit! Pronarët e bizneseve: S'ka njerëz se është rritur çmimi i naftës

9 Mars 2022, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2022-03-09 15:29:11

 Prej 3 ditësh, Llogaraja e Vlorës ofron pamje mahnitëse, duke u veshur me petkun e bardhë, që zbukurohet edhe më shumë me diellin "tekananjoz", që herë del dhe herë largohet.

Qielli dhe deti janë bërë njësh, e ndërsa trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 cm! Mirëpo si asnjëherë më parë, në Llogari "nuk shkel këmbë njeri".