Loja e divorcit/ Spahiu: Monika merr përsipër çdo gjë sepse Kodi Penal lehtëson gratë

21 Qershor, 17:58 | Përditesimi i fundit: 2024-06-21 18:05:32

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ ka folur rreth vendimit të ish-presidentit Ilir Meta për tu divocuar nga Monika Kryemadhi në një kohë që SPAK po kryen hetim të thellë pasuror ndaj tyre. Analisti Spahiu tha për gazetarin Arbër Hitaj, se Kryemadhi do të marrë përgjegjësinë ligjore dhe politike për të mbrojtur partinë dhe për të ruajtur mos të shkatërrohet çdo gjë.