Lojërat Olimpike/ Calja humbet historinë vetëm për 1 kilogramë, por thyen rekordin kombëtar

28 Korrik 2021, 15:51

Briken Calja, peshëngritësi që Shqipëria kishte varur të gjithë shpresat për medaljen e parë në histori në Lojrat Olimpike, ka humbur podiumin vetëm për një kilogramë. Sportisti shqiptar është renditur i katërti në dygarësh në kategorinë deri në 73 kilogramë, me 341 kilogramë në total, një më pak se medalisti i bronxtë nga Indonezia Abdullah.