Lojërat Olimpike në Paris, ambasadorja franceze: Uroj që Shqipëria të fitojë sa më shumë! Terrorizmi mbetet kërcënim

18 Prill, 13:35

Me ndezjen e flakës olimpike ambasada franceze në Tiranë mbajti një takim duke qenë se nga 26 korriku deri më 11 gusht Lojërat Olimpike mbahen në Paris. Ambasadorja Suard uroi që Shqipëria të përfaqësohet sa më mirë dhe të fitojë medaljen e parë, ndërsa siguroi që Franca ka marrë të gjitha masat kundër terrorizmit.