Lojrat Olimpike/ Smajlaj performon mirë, por mbetet jashtë finales në kërcim së gjati! Qerimaj i nënti në peshëngritje

31 Korrik 2021, 16:19

Atleti Izmir Smajlaj ka dhuruar një performancë pozitive në disiplinën kërcim së gjati në Lojrat Olimpike. Shkodrani në provën e tij të dytë ka kërcyer 7.86 metër, duke zënë vendin e nëntë në baderinë e tij kualifikuese. Gjithsesi kampioni në fuqi i ballkanit e ka patur të vështirë për t’u kualifikuar në finale, pasi në renditjen e përgjithshme është pozicionuar i 18 nga 32 atletëtë pjesmarrës. Në garën finale kualifikohen vetëm 12 atletët më të mirë.

Së bashku me Izmirin, ditën e sotme, ka mbyllur garimin edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj. Me 338 kilogramë në dygarësh ai është renditur i pari në baderinë e tij kualifikuese, por në renditjen e përgjitshme ka zënë vendin e nëntë. Qerimaj garoi në kategorinë deri 81 kilogramë për meshkuj