Lokal nate në Potam i kthyer në bazë droge, arrestohen pronari dhe banakieri

12 Gusht, 16:05 | Përditesimi: 12 Gusht, 16:05

Zbulohet një lokal nate në plazhin e Potamit, i cili ishte përshtatur për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Arrestohet pronari i subjektit, i cili gjithashtu posedonte pa leje, armë sportive (pistoletë).

Vihet në pranga dhe një punonjës në këtë lokal.

Sekuestrohen 150 doza Kokaine, 8 doza Cannabisi, arma sportive, 2 celularë dhe 1 peshore elektronike.

E.H/Shqiptarja.com