Lokali kthehet në skenë krimi! Sherr me thika në Elbasan, një i ri dërgohet në spital

5 Dhjetor 2021, 19:47 | Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 19:47

ELBASAN- Një lokal në Elbasan është shndërruar në një skenë krimi pasditen e kësaj të enjteje. Një debat mes 2 personave në një lokal ka agravuar deri në përdorimin e armëve të forta, për pasojë ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje dhe as identiteti i personave të përfshirë në këtë sherr.

KT/Shqiptarja.com