Londër/ Zjarr në Heathrow, mbyllet aeroporti, mbi 1300 fluturime të anuluara ose devijuara!

21 Mars, 09:50

Aeroporti Heathrow i Londrës, më i ngarkuari në Evropë, është mbyllur për shkak të një zjarri në një nënstacion elektrik që furnizon me energji ndërtesën. Këtë e ka bërë të ditur kompania administruese, sipas Corriere della Sera. Mbyllja e aeroportit pritet të zgjasë deri në mesnatë.

“Heathroë po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme të energjisë. Për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, Heathroë do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 23:59 të 21 marsit”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të aeroportit të Londrës.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se zjarri kishte rënë në një nënstacion në Hayes. Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji dhe rreth 150 njerëz janë evakuuar nga pronat përreth.