Londra rrit sigurinë për kurorëzimin e mbretit Charles III! Dhjetëra oficerë të veshur si ‘civilë’ do të vendosen mes turmave të njerëzve

3 Maj 2023, 22:47

Mbretëria e Bashkuar ka rritur sigurinë e saj teksa pritet 6 maji i kurorëzimit të Mbretit Charles III. Në një operacion sigurie në nivele të larta, mijëra policë do të patrullojnë rrugët e Londrës, ku dhjetra oficerë të veshur si civilë do vendosen mes turmave teksa mbreti dhe bashkëshortja e tij udhëtojnë drejt Pallatit Buckingham.