Londra veriore e gdhin me këngë dhe alkool, Arsenali feston titullin kampion në Premier League! Tifozët 'pushtojnë' rrugët

20 Maj, 10:31 | Përditesimi: 20 Maj, 10:31

LONDËR - Pritja 22-vjeçare ka marrë fund dhe Arsenali është zyrtarisht kampion i Premier League në Angli. Tifozët e 'Topçinjve' rrethuan stadiumin 'Emirates' ndërsa Londra veriore ishte në festë prej mijëra fansave që dolën në rrugët e qytetit deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Madje gjumë nuk kishte as për futbollistët dhe stafin e Arsenalit.

I.M/Shqiptarja.com