Los Anxhelos, beteja me zjarret, konspiracionet dhe lajmet false

13 Janar, 17:06

Teksa zjarrfikësit po mundohen të vendosin situatën nën kontroll, informacionet e rreme dhe konspiracionet po rëndojnë edhe më shumë përjetimin e e fatkeqësisë në Los Anxhelos në sytë e publikut botëror, sidomos në rrjetet sociale.

Shkaktarët e zjarrit janë pyetja më e madhe e këtyre ditëve dhe ato mbi të cilat po prodhohen më shumë teori dhe informacione të pakonfirmuara. Deri më tani dyshimet e autoriteteve janë, se të paktën njëra nga vatrat është krijuar nga shkëndijat dhe problemet me energjinë elektrike.

Në platformat sociale, në ditët e parë kur zjarret morën përmasa të mëdha, një video ku shfaqeshin kabllot e shtyllave të energjisë që bënin shkëndija, komentoheshin si një ndër shkaktaret e vatrave, por që deri më tani mbetet e pakonfirmuar.

Të rinj që hedhin bidona të mëdhenj në një rrugë interurbane shihen në një video tjetër ku konspiracionet shpërthyen me pretendimet se zjarret janë të qëllimshme. Kishte apo nuk kishte ujë në hidrantët e trotuareve.

Kjo temë ka përfshirë edhe zyrtarët. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe Elon Musk kanë akuzuar autoritetet se kanë shkaktuar një kaos në furnizimin me ujë për të zhvilluar operacionet e fikjes se zjarreve.