Lot dhe dhimbje në kufi, 10 viktimat e aksidentit tragjik përfundojnë udhëtimin e fundit drejt të dashurve në Kosovë! 10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura

28 Korrik 2021, 16:44 | Përditesimi i fundit: 2021-07-28 22:51:09

Trupat e 10 viktimave të cilët humbën jetën në aksidentin e së dielës në Kroaci, janë kthyer ditën e sotme në Kosovë, aktualisht ato janë vendosur në Morgun e Qytetit të Prizrenit, nga ku do të merren nga familjarët për të zhvilluar ceremonitë mortore pasditen e sotme. 

Transporti i viktimave të aksidentit është realizuar përmes Malit të Zi dhe jo Serbisë, pasi kjo e fundit nuk e njeh dokumentacionin për këtë rast.