LSI, aleatët e Bashës dhe Berisha s'japin votë kundër programit dhe qeverisë së re! Rama: Nëse reforma territoriale dhe zgjedhore do jenë të parealizueshme me opozitën, do i bëjmë me popullin

17 Shtator 2021, 14:53

TIRANË- Me LSI, aleatët e Bashës dhe Berishës që nuk votuan kundër, qeveria e re Rama 3 dhe programi i tij politik ka marrë votëbesimin në parlament, në një seancë maratonë që ka zgjatur për më shumë se 20 orë. I vetmi deputet që abstenoi ishte Agron Çela i LSI-së, e ndërsa pjesa tjetër nuk ishin të pranishëm në sallë. Në total, 52 deputetë të opozitës kanë votuar kundër e ndërsa 77 të tjerë të PS dhe PSD dhanë votën e tyre pro.