Luan Starova: Në moshën 50 -vjeçare kisha ëndërr sesi nëpërmjet letërsisë të kthehem në atdheun tim

18 Shtator 2021, 13:59

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot veprimtarinë shkencore kushtuar veprës krijuese e studimore të akad. Luan Starovës në 80-vjetorin e lindjes. Akademiku Skënder Gjinushi tha se letërsia dhe studimet e Luan Starovës duhet të përfshihen sa më parë në programet universitare.