Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik, shfaqet dokumentari. Studiuesja: Shqipëria ishte Europë, ka ende për të zbuluar!

6 Nëntor, 14:07

Cilësohet si një Edit Durham e kohëve moderne me një kontribut mjaft të madh për Shqipërinë, me emrin e të cilës lidhet zbulimi i Statuteve të Shkodrës. Bëhet fjalë për studiuesen italiane Lucia Nadin, vepra e së cilës është në qendër të dokumentarit me autor Ilir Yzeirin, që u shfaq premierë mbrëmjen e së martës në kinema “Millenium” në Tiranë.

“Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik (1479-1552)” nis me një pamje të rrallë, atë të “Rrethimit të parë i Shkodrës” në Pallatin Dukal, duke treguar kështu vëmendjen e pashoqe dhe rëndësinë që kishte Shqipëria për Venedikun. Dokumentari është ndërtuar dhe mbështetur në veprat e Lucia Nadin: “Shqiptarët në Venedik-Emigrim e integrim”, “Shqipëria e rigjetur”, “Statutet e Shkodrës”, “Figura e Skënderbeut në jetën kulturore e artistike të Venedikut” e plot studime të tjera. Ajo që vërehet nga Nadin është se Shqipëria mesjetare ishte në fakt një Shqipëri evropiane.

    No videos found.