Lufta/ 20 të vdekur dhe 50 të plagosur nga bombardimi i ambulancës në Gaza, shefi i OKB: Jam i tmerruar, kjo duhet ndalur

4 Nëntor 2023, 17:37

Izraeli mori përgjegjësinë për një bombardim të një ambulance në Gaza ditën e djeshme, ku vdiqën 20 persona dhe u plagosën 50 të tjerë. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antionio Guterres i cili u shpreh i tmerruar nga bombardimi i ambulancës.