Rreth 90 raketa u hodhën nga Hezbollahu nga Libani drejt Izraelit verior sot, sipas një raporti të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Këtë e raporton Times of Israel.
Një nga raketat plagosi tre persona në Tamra. Një tjetër sulm me dron plagosi dy persona në një zonë industriale në Galile.
Ndërkohë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka propozuar një armëpushim dy-ditor në Gaza dhe një shkëmbim të kufizuar pengjesh për të siguruar "një armëpushim të plotë" pas më shumë se një viti luftë midis Izraelit dhe Hamasit.