Lufta/ Akuzohet për spiunazh, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse! Reagon ashpër Moska

2 Prill 2023, 16:03 | Përditesimi i fundit: 2023-04-02 16:04:21

Me akuzën për spiunazh, Mitropoliti Pavlo Lebid i Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës në Kiev është vënë në pranga. SBU ukrainas, shërbimet e sigurisë së Presidentit Volodymyr Zelensky thonë se ka prova të forta për këtë akuzë që rëndon ndaj Lebid.