Lufta/ Algjeria kërkon votim në OKB për rezolutën e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, SHBA paralajmëron veton: Po punojmë për marrëveshje tjetër

18 Shkurt, 12:39

Algjeria i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë një rezolutë për një armëpushim në Rripin e Gazës të martën e ardhshme. Mediat e huaja shkruajnë se rezoluta se mbështetet nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe se po zhvillohen negociata përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë të drejtën e vetos.