'Lufta' Berisha-Basha/Arben Skënderi në 'Repolitix': Basha s'ka respektuar asnjë institucion! Malko: Berishës ia kanë hequr vizën me kohë! Gjikondi: Konflikti do i sjellë shumë pasoja partisë

19 Nëntor 2021, 07:18

Përplasja Berisha-Basha në PD për analistët do të sjellë pasoja të rënda për partinë. Arbën Skënderi tha se PD ka 8 vite që ka rënë në letargji dhe kjo për shkak se Basha nuk ka respektuar asnjë institucion. Ndërsa për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko tha se Berishës ia kanë hequr me kohë vizën dhe se në PD duhet të kishin lindur forca të reja.