Lufta/ Bombardime intensive në Rripin e Gazës! Kreu i Mossad pritet të takohet me liderin e Katarit për rifillimin e negociatave të pengjeve

16 Dhjetor 2023, 15:25

David Barnea, kreu i Mossad-it të Izraelit, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit Mohammed bin Abdulrahman al-Thani në Evropë këtë fundjavë për të diskutuar rifillimin e negociatave mbi një marrëveshje që do të parashikonte lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza.