‘Lufta’ brenda PD-së/ Starova: Gabimi i fundit i Bashës është mos dhënia e dorëheqjes! Muça: Kryedemokrati ka mbështetje të madhe nga SHBA! Meçaj: Koha e të dyve ka përfunduar

9 Nëntor 2021, 22:50

TIRANË- “Berisha-Basha, koha e kujt ka përfunduar”...ishte tema e trajtuar sot në ‘Repolitix’, ku pati debate mes të ftuarve në Report Tv. Analisti Arben Meçaj, koha e të dyve ka përfunduar e në luftën mes 2 figurave kryesore të opozitës, ajo që po humbet është Partia Demokratike.

“Koha e Berishës ka përfunduar që 2013, edhe Bashës ka kohë që i ka ikur koha, se është produkt i Berishës, s’mund të bënte më shumë se ai, në këtë betejë natyrisht që Basha do ikë, jam i sigurt se shumë nga grupi do lënë Bashën dhe do shkojnë te Berisha, Basha nuk ofron më se nuk ka shitur, një shitës që ka marrë me diçka për të shitur, do i heqin qiranë  dhe Basha do ikë, PD po kthehet në kohën e Berishës të ikur, në këtë luftë po humbet PD dhe ky është shqetësimi”, tha Meçaj në ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga.