Lufta/ Këshilli i Sigurimit të OKB-së miraton rezolutën, thirrje për armëpushim e korridore humanitare në Gaza! Izraeli refuzon: Jo për aq kohë Hamasi ka pengje

16 Nëntor 2023, 13:29

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën e parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas. Në këtë rezolutë, Këshilli i Sigurimit bën thirrje për "pauza urgjente dhe të zgjatura humanitare" në Gaza, si edhe për “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera”.