Lufta/ Kiev mohon rënien e Soledar: Vijojnë luftimet! Moska: 700 ushtarë ukrainas të vrarë në tre ditë

13 Janar 2023, 16:25

Soledari në Lindje të Ukrainës është kthyer në sheshbetejën më të frikshme, thuajse që prej nisjes së luftës. Rusët duan një trofe që prej tërheqjes së dy muajve më parë, ndërsa ukrainasit janë të gatshëm të luftojnë deri në ushtarin e fundit për të mbrojtur atdheun nga pushtuesi.