Lufta/ Kievi sërish nën sulm gjatë natës! Moska: 6 dronë ukrainas të rrëzuar në rajonin Kaluga

3 Gusht 2023, 09:37

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi ka qenë gjatë natës nën sulm me dronë rusë. Kështu njoftoi kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Serhiy Popka. Alarmi ajror ka rënë për tre orë rresht gjatë mesnatës, ndërsa ka pasur shumë shpërthime, pasi sistemi i mbrojtjes ajrore ka rrëzuar dronët rusë.