Lufta/ Kreu i Wagnerit drejton revoltën kundër Moskës: Do marrim Rostovin, jemi 25 mijë ushtarë gati për të vdekur! Goditet me raketë Kievi, 2 viktima

24 Qershor 2023, 08:02 | Përditesimi i fundit: 2023-06-24 20:39:30

Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin u shpalli zyrtarisht luftë skalioneve ushtarake të Moskës. Ai ka bërë thirrje për "ndalim" të krerëve ushtarakë rusë pasi ai akuzoi trupat e rregullta për bombardimin e kampeve të luftëtarëve të tij me urdhër të ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke paralajmëruar një numër të madh vdekjesh.