Lufta kundër COVID/ Në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet, në autobusë dhe trena vetëm me vaksinim! Vendi po shkon drejt karantinës

24 Nëntor 2021, 13:33

Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat). Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.