Kryegjyshi Botëror i Bektashianëve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në selinë e Shenjtë një delegacion nga Emiratet e Bashkuara për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Në qendër të këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe radikalizmit të dhunshëm, ku Kryegjyshi bektashian theksoi forcimin e frontit të përbashkët në luftën për parandalimin në kohë të këtyre fenomeneve.















