Lufta kundër kriminalitet, Gjonaj: Të larguarit nga vettingu të përballen me drejtësinë, pasuria t'u sekuestrohet!

18 Qershor 2021, 10:52 | Përditesimi i fundit: 2021-06-18 15:10:44

Shoqëria shqiptare pret që pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu apo edhe për arsye të tjera të dalin përballë drejtësisë dhe pasuria e tyre e vendisur në kurriz të halleve të shqiptarëve të sekuestrohet.

Kështu tha ditën e sotme Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, e cila tha se duhet të përmbushen pritshmëritë që publiku ka për Reformën në Drejtësi. Gjonaj shtoi se kjo ka qenë kërkesë edhe e instiucioneve ndërkombëtarë ndërkohë që duhet të jetë në fokus etë GJKKO dhe SPAK.