Lufta kundër krimit/ Ministri Lleshaj takim me strukturat e policisë në Gjirokastër

20 Nëntor 2018, 12:50 | Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 12:50

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e sotme po zhvillon një takim me Policinë e Gjirokastrës. Për Sandër Lleshajn, kjo është mbledhja e tij e parë me strukturat e këtij qarku. 

Ministri i Brendshëm fillimisht realizoi një takim me strukturat e policisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për të vijuar më pas me strukturat e policisë në ShkodërElbasan dhe në Lezhë.

Vizita në Shkodër e Sandër Lleshajt, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere. Takimi i Lleshajt në Gjirokastër është i pesti në axhendën e tij.

b.ha./Shqiptarja.com