Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit mesditën e sotme ka udhëtuar për në Lezhë për të zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë së qarkut.

Takimi në Drejtorinë e Policisë nisi rreth orës 13:00 minuta dhe përfundoi në 14:30. Në qendër të bisedës ishte lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës. Në përfundim të takimit ministri i ri nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim për mediat.

Sandër Lleshaj i emëruar nga kryeministri Edi Rama si zv/ ministër pas refuzimit të dekretit të parë nga Meta në ditët në vijim pritet që të marrë plotësisht kompetencat e institucionit, pasi mbrëmjen e djeshme Presidenti firmosi dekretin e dytë për gjeneralin (Lexo këtu).