Takim i parë si ministër i komanduar/ Sandër Lleshaj mbledh shefat e Policisë së Tiranës

Takim i parë si ministër i komanduar/ Sandër Lleshaj mbledh shefat e Policisë së Tiranës

Ministri i komanduar Sandër Lleshaj me shefat e Policisë

Zv/ ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Takimi i parë i Lleshajt me strukturat e policisë zgjati afro 30 minuta dhe në të mësohet se kanë qenë të pranishëm të gjithë shefat e komisariateve të Tiranës. Sipas burimeve të Report Tv, qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i goditjes së krimit në kryeqytet. 

Përpara pak ditëve, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta do të ndiqte një rrugë më bashkëpunuese, ku do të përfshiheshin kontaktet e vazhdueshme Presidencë-Kryeministri-Qeveri. Ishte pikërisht deklarimi i këtij qëndrimi që solli edhe reagimin e Kryeministrisë, që u shpreh në mënyrë të nënkuptuar se kryeministri Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga propozimi i gjeneralit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm. Kanë qenë pikërisht këto përplasje të vazhdueshme midis Presidencës dhe Kryeministrisë që kanë prodhuar një sërë kërkesash për dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm. 

Ngërci aktual që gjendet në dekretimin e Lleshajt si ministër i Brendshëm, është çdekretimi i tij si ushtarak. Ky i fundit, në një letër drejtuar presidentit Meta, ka saktësuar se ai nuk e mban statusin e ushtarakut që prej vitit 2013, kur u lirua nga detyra e zv/shefit të Shtabit të Ushtrisë. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ulliri i caponit: 12/11/2018 21:28

    KAM 40 VJET QE E NJOH ZOTIN SANDER ME MBIEMRIN ..LLESHI..ZOTI SANDER DUHET TE PRONONCOHET DHE TE PERCAKTOJ QARTE MBIEMRIN ,,LLESHI..

    Përgjigju
  • Kembengulesi: 12/11/2018 19:16

    JO LLESH-AJ PO LLESHI O NJEREZ.....ME -AJ NE MIRDITE NUK KA PASUR KURRE....I KANE SHTUAR NE DEMOKRACI SI BISHTA TURQ!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata