Lufta/ Macron takon Xi Jinping: Bisedimet për paqen sa më shpejt të jetë e mundur, por Moska refuzon ndërmjetësimin kinez! Kievi: Gati për të diskutuar Krimenë

6 Prill 2023, 15:38

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë. Macron i ka kërkuar homologut të tij kinez Xi Jinping që të përdorë ndikimin e tij për të ndihmuar në ndalimin e luftës në Ukrainë. Xi tha se dy vendet e tyre kishin "aftësinë dhe përgjegjësinë" për të mbrojtur paqen botërore.