‘Lufta’ me COVID-19, FDA miraton përdorimin e vaksinës Pfizer tek fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç

11 Maj, 14:18

SHBA- Agjencia Amerikane e Barnave ka miratuar për përdorim vaksinën Pfizer kundër COVID-19 tek fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç.

Vaksina Pfizer, u autorizua për përdorim tek fëmijët e moshës 16 vjeç e lart në dhjetor, ndërsa tani FDA ka përfshirë edhe fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç.

Shumica e vaksinave mund të përdoren vetëm tek të rritur, ndërsa Pfizer është e vetmja e cila është autorizuar për përdorim rek adoleshentët.

Presidenti amerikan Joe Biden dha një deklaratë përshëndetëse lidhur me këtë autorizim, duke e konsideruar një zhvillim premtues në luftën kundër COVID-19.

“Nëse jeni një prind dhe dëshironi që fëmija juaj të mbrohet kundër virusit, ky vendim është një hap përpara arritjes së këtij qëllimi”, tha Biden.

Megjithëse fëmijët janë kategoria më pak e prekur dhe nuk kanë simptoma të rënda të COVID-19, sërish ata mund ta transmetojnë virusin.

Doktori, William Gruber, një studiues i vaksinës Pfizer u shpreh se ky autorizim do të ndihmonte SHBA të zgjeronte popullsinë e vaksinuar dhe të arrinte më shpejt imunitetin e tufës.

“Ky është një moment i rëndësishëm në luftën tonë kundër COVID-19”, tha Gruber.

SHBA është vendi i parë në “listën e zezë” të COVID-19 për shkak të numrit të lartë të infektimeve dhe viktimave.

Megjithatë fushata dhe procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta dhe të sigurta.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha