Lufta me 'kasapët'/ Nëna e 16-vjeçarit për Report Tv: Policët grekë hynë 500 m në kufirin shqiptar, djali ishte mbi mushkë me kufje, e ngatërruan me banditët

29 Dhjetor 2019, 16:25

Tre ditë më parë policia greke njoftoi se në qytezën e Filatit gjatë një operacioni kapi dy shqiptarë, xhaxha e nip, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzohen se vidhnin bagëti përtej kufirit, i thernin dhe i transportonin me mushka drejt Shqipërisë për të shitur më pas mishin.

Gjatë operacionit pati edhe shkëmbim zjarri, ndërsa një polic grek u plagos nga të shtënat me armë gjahu nga njëri prej shqiptarëve. Të arrestuarit Sulejman Ismaili 46-vjeç dhe nipi i tij janë nga fshati Janjar i Konispolit, ndërsa nëna e 16-vjeçarit ka reaguar në emisionin "Shtypi i ditës dhe Ju" në Report Tv duke treguar të vërtetën sipas saj për ngjarjen, duke akuzuar policinë greke se u fut 500 metra në kufi në Shqipëri duke kapur edhe djalin e saj.

LEXO EDHE:
U denoncua nga Report Tv, ARRSH nis verifikimet për shembjen e urës në 'By-Passin' e Tepelenës

Për këtë ajo thotë se ka edhe prova, pasi xhupi i njërit prej policëve grekë që ishin në operacion ka mbetur në pronën e saj ku mban lopët. Majlinda Ismaili shprehet se djali i saj ishte me lopët e tij, kur policia greke ndërhyri për ta prangosur, sipas saj pa të drejtë, ndërsa shton se e dhunuan në sytë e saj. E ëma thekson se e gjitha ka qenë një ngatërresë, pasi djali i saj nuk ka lidhje me bandën e hajdutëve, por e kanë kapur gabimisht. Ajo kërkon drejtësi dhe bën thirrje për lirimin e djalit, që është i arrestuar në Greqi.

"Jam nga Saranda, mamaja e djalit, që është kapur në fshatin Janjar në kufi me grekun. Nuk ka qenë atje, por te bagëtitë e veta, është pleksur me policinë greke, në kufi 500 metra vijë ajrore. Më keni nxjerrë djalin hajdut! Djali im po ruante lopët e tij, policia greke është përplasur me banditët e tjerë dhe ka prekur edhe djalin tim. Hajdeni në vendin e ngjarjes shihni edhe xhupin e policit grek. Hajdeni shikoni ku kam lopët. Djali ishte me kufje në dorë me telefon, me mushkë. U bëj thirrje, mos ma nxirrni djalin 16-vjeçar, ai e ka R. Ismaili, unë jam Majlinda Ismaili, nëna e djalit.

Xhaxhanë e tij e keni kapur kot. Ejani shikoni vijën ajrore sa larg kam qenë në pronën time dhe të vijë të më kapë shteti grek?! Atje ka ndodhur, janë përzier me banditë të tjerë. Unë me vajzën me burrin kemi ikur, po ikim në shtëpi, mbrapa po vinte djali. Ata na lanë sa ikëm unë e vajza dhe më kapin djalin 500 metra vijë ajrore, po nuk ka shtet do të përgjigjem unë për djalin. Unë do të lë jetën atje në kufi për djalin. Djalin tim e kanë kapur me bandën tjetër. E kapën në kopenë time. E kapi policia greke. Unë nuk bëra denoncim në Shqipëri se i kërkova grekut të lëshojë djalin, se ndryshe do të bëj hatanë. Të më kapet djali pa ngrenë? Në kufi të Shqipërisë, është turp.

Po të vritet greku në Shqipëri bëhet nami, ne grekët na tërheqin zvarrë....Djali është brenda në komisariat në Greqi. Më thanë të hënën do të dalin para gjykatës në Greqi. Ka fakte, ka duart djali me gjak? Ai nuk e ka Emiljano Ismaili, por R. Ismaili. Ma kanë rrahur djalin. Isha në shtëpi, në pronën time, në kufi. Burri im ishte në Fier, isha unë, vajza dhe djali. Isha në kufi, edhe xhupin e policit grek, e kam në vendin tim, xhiboksin, atje ku rrahën djalin në sytë e mi, e bënë të vdekur, zinxhirin e dritë që kishte në qafë ia këputën. Unë me vajzën shpëtova" tha ajo në Report Tv.

Shqiptarët, sipas medieve greke, që bazohen te informacionet nga policia, prej disa muajsh kalonin kufirin duke vjedhur bagëtitë natën në Filat, ndërsa më pas i thernin dhe mishin e transportonin me mushka në Shqipëri për ta shitur. Por herën e fundit, policia i bllokoi duke u bërë thirrje që të dorëzoheshin. Shqiptarët rezistuan duke hapur zjarr, ndërsa me të njëjtën mënyrë u përgjigj edhe policia, por njëri nga efektivët mbeti i plagosur. Në fund 46-vjeçari shqiptar me nipin 16-vjeçar u arrestuan, ndërsa tre të tjerët janë identifikuar dhe vijon operacioni per ti kapur.