Policia greke ka goditur një bandë hajdutësh nga Shqipëria që prej disa muajsh ishin kthyer makthin dhe tmerrin e banorëve të qytezës së Filatit. Ngjarja ka ndodhur në Shën Nikolla, pak kilometra nga kufiri shqiptar.

Dy shqiptarë xhaxha dhe nip janë arrestuar, Sulejman Ismaili 46-vjeç dhe E. Ismaili 16-vjeç nga fshati Janjar, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa vijon operacioni nga policia shqiptare për prangosjen e tyre, pasi për t'u shpëtuar efektivëve grekë u futën në Konispol. 

Gjatë këtij operacioni është plagosur edhe një polic grek. Shqiptarët, sipas medieve greke, që bazohen te informacionet nga policia, prej disa muajsh kalonin kufirin duke vjedhur bagëtitë natën në Filat, ndërsa më pas i thernin dhe mishin e transportonin me mushka në Shqipëri për ta shitur.

Por herën e fundit, policia i bllokoi duke u bërë thirrje që të dorëzoheshin. Shqiptarët rezistuan duke hapur zjarr, ndërsa me të njëjtën mënyrë u përgjigj edhe policia, por njëri nga efektivët mbeti i plagosur. Në fund 46-vjeçari shqiptar me nipin 16-vjeçar u arrestuan, ndërsa tre të tjerët janë identifikuar dhe vijon operacioni per ti kapur.

Sulejman Ismaili 46-vjeç dhe E. Ismaili 16-vjeç