Tre ditë pasi Report Tv denoncoi problemet e shfaqura në 'By-Passin' e Tepelenës ku një pjesë e urës që lidh dy segmentet rrugorë Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Kakavijë u shkatërrua, ka ardhur edhe një reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar të cilët pohojnë se kanë nisur punën për të verifikuar shkaqet e situatës së krijuar.
Sipas ARRSH grupi i punës ka bërë inspektimet e nevojshme të situatës në terren duke bërë edhe verifikimet përkatëse, të cilat më pas do të analizohen për të çuar edhe në zbulimin e shkaqeve që sollën këtë incident.
Ndërkohë ARRSH njofton se pavarësisht kësaj situate punimet në këtë kantier po vijojnë sipas grafikut të parashikuar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
"Pas evidentimit të një problematike të shfaqur gjatë punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Tepelenës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ngritur menjëherë një grup pune për të bërë verifikimin e shkaqeve të kësaj situate. Grupi i punës, i përbërë nga inxhinierë të ARRSH-së, inspektoi në terren situatën, duke bërë edhe verifikimet përkatëse, të cilat tashmë do të analizohen për të çuar edhe në zbulimin e shkaqeve që sollën këtë incident. Pavarësisht kësaj situate punimet në këtë kantier po vijojnë sipas grafikut të parashikuar për ta përfunduar këtë vepër brenda afatit të parashikuar në kontratë. Bypass-i i Tepelenës është një vepër e rëndësishme pasi do të bëjë të mundur lidhjen e dy segmenteve rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë. Ky Bypass ka një gjatësi prej 23 kilomterash, gjerësi 10.5 metra dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C." thuhet në njoftimin e ARRSH.
Kamera e Report Tv tre ditë më parë solli pamjet e shembjes së urës ku gjatë hedhjes së betonit skelat mbajtëse kanë rënë. 'By Passi' me një gjatësi prej 2.3 km me katër korsi dhe i financuar me një vlerë 2.9 miliardë lekë synon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional.
Ky incident i ndodhur gjatë punimeve për ndërtimin e 'By Passi-t' ka vënë në dyshim cilësinë e punimeve. Madje prezenca e gazetarit në të Report Tv, Piro Nase ka irrituar punonjësit e firmës së ndërtimit të cilët i kërkuan gazetarit të fshinte pamjet e marra duke degraduar në një debat verbal.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e08be0e40c72demet2.jpg)
Dëmet në By Passin e Tepelenës
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e08bdab0da6barrsh.jpg)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e08bdd0625b4arrsh2.jpg)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)