Lufta me Ukrainën, diplomati Bashkurti: Rusia nuk është e gatshme që të shuajë konfliktin, synon që të dalë në detin Mesdhe! Negociatat nuk kanë prodhuar asgjë

5 Prill 2022, 14:32

Situata e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë sa vjen e po bëhet më e ashpër, pas masakrës në Bucha të kryer nga ushtria ruse ku u vranë qindra civilë, e cila ka rënduar edhe mbi negociata midis dy shteteve. Për diplomatin Lisen Bashkurti, zhvillmet në terrenin e luftës ndikojnë drejtpërdrejt edhe në negociata. Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Bashkurti tha se negociatat deri tani nuk kanë prodhuar asgjë dhe se Rusia ka treaguar që nuk është e gatshme që të ulën nivelin e konfliktit